Autoritetet e Serbisë kanë reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se po afrohet fundi i bisedimeve në Bruksel, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e Haradinajt, të bërë në Korçë nga takimi i dy qeverive shqiptare.
“Ata mendojnë se e kanë legalizuar pavarësinë e Kosovës, por nuk është ashtu, pasi ata nuk janë anëtarë të OKB-së, të OSBE-së dhe as nuk do të bëhen anëtarë të BE-së”, shtoi Daçiq.
I pyetur për ndërmjetësim mes Beogradit dhe Prishtinës, Daçiç u përgjigj duke kundërshtuar: “Dhe kë duhet ta pranojmë?”
/arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...