Shteti i Serbisë, që njihet edhe si ekspert i gënjeshtrave dhe makinacioneve, ka shpikur një fushatë të re për ta larguar turpërimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në përfshirjen e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.
Makineria propaganduese e Beogradit e cila menaxhohet dhe kontrollohet tërësisht nga Vuçiç, ka nisur një fushatë shpifëse nëpër mediat e Serbisë, duke u munduar që për vrasjen e Oliver Ivanoviç të akuzojnë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Aleksandër Vuçiç ka disa muaj që kontrollin mbi mdiat e Serbisë ta përdorë për shpifje ndaj Kosovës, për tu munduar ta pastrojë veten para qytetarëve serb edhe pse tanimë të gjithë e dinë përfshirjen e tij si në radtin e vrasjen së Oliver Ivanoviç e po ashtu edhe për pastrimin e parave që e bënë me fondet që i dërgon në veri të Kosovës.

Në stilin e shishes vetëdhunuese të serbit Martinoviç në Gjilan në vite 80’ta dhe pandës famëkeqe në Pejë, edhe në rastin e vrasjes së liderit anti Vuçiç në Kosovë, Oliver Ivanoviçit, presidenti serb po mundohet krimin e porositur nga vet ai, ta bart në Kosovë.
Kjo po ndodhë pikërisht në kohën kur të gjithë në Serbi por edhe vet ndërkombëtarët e kanë mësuar faktin se vrasja e Oliver Ivanoviç është kryer nga njeriu i afërt i Vuçiçit në Mitrovicën veriore. Ky njeri i afërt i Vuçiçit e kontrollon listën serbe dhe shpërlarjen e parave të pista, së bashku me vëllaun e Vuçiçit dhe vetë presidentin serb.


Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...