Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës Ragmi Mustafa thotë se Serbia po bën përpjekje për të asimiluar shqiptarët. Thotë se Shqipëria duhet të ketë më shumë rol për të mbrojtur të drejtat e tyre.
“Kjo sjellje e Serbisë pa dyshim është përpjekje e vazhdueshme për të asimiluar shqiptarët, por aq më shumë u jep forcë shqiptarëve që të këmbëngulin në këto të drejta dhe të identifikohen me flamurin kombëtar siç identifikohen shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e gjithandej. Prandaj, një përpjekje e vazhdueshme e Shqipërisë në këtë fushë duhet të jetë më e intensifikuar në një shkallë më të lartë”, tha Mustafa pwr Oranews.
Kryetari i Luginës së Preshevës foli edhe për ndalimin e kreut të AAK, Ramush Haradinaj, duke e cilësuar këtë të fundit si hero të Kosovës, ndërsa deklaroi se duhet hetuar gjenocidi i Serbisë.
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...