Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka deklaruar sot se nga rundi i ardhshëm i bisedimeve ndërmjet Beogradit e Prishtinës nuk pret shumë, por, ka shtuar ai, dialogu si proces duhet të mbetet “i gjallë” dhe se pala serbe do t’i bëjë të gjitha që të mbete kështu, transmeton Koha.net.
Gjuriq për gazetën “kurir” ka thënë se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ka shumë opsione, porse nuk është e sigurt se cili nga ta do të jetë tavolinë si propozim e për të cilin do të flitej hapur me shqiptarët dhe me faktorët e interesuar në bashkësinë ndërkombëtare.
“Gjithsesi se nuk do ta fshehim nga qytetarët se cili është qëndrimi ynë nëse do të ketë biseda serioze dhe nëse ndonjë zgjidhej është në horizont. Në këtë fazë nuk do të ishte në interesin tonë që të dalim me çfarëdo detaji “, ka thënë Gjuriq i pyetur për idenë e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq rreth korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës e Serbisë.
KE mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës ...
100-euroshi i Qeverisë – Kur do të dalin paratë në llogaritë...
Haxhiu në përvjetorin e Dubravës: Shteti serb veproi si apar...
Kurti: Kosova ka obligim të ruajë kujtesën për Dubravën
Rama pritet me ceremoni zyrtare në Tokio nga homologia Takai...
Hekuran Murati jep detaje për pakon “2.0”