Mundësia që pas marrëveshjes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës, kësaj të fundit t’i mundësohet anëtarësimi në OKB pa u penguar nga Beogradi, ka alarmuar partitë opozitare atje.
Përmes një iniciative të nisur nga lideri i Partisë Popullore, njëherit edhe ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për të mos lejuar që Kosova të fitojë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, transmeton Klan Kosova.
Duke bërë thirrje që kësaj iniciative t’i bashkangjiten sa më shumë njerëz, Jeremiq thotë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq po negocion që Kosova të fitojë anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare.
”I vetmi që ka në interes të tij për të dialoguar statusin e Kosovës është presidenti Aleksander Vuçiq, sepse ai është i gatshëm të vendosë nënshkrimin e tij për t’i mundësuar Kosovës anëtarësimin në OKB”, deklaroi Jeremiq shkrua Sputnik, transmeton Klan Kosova.
Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte
Rama: Sulmet ndaj Emirateve rrezikojnë paqen dhe stabiliteti...
Therje me thikë pas një fjalosjeje në Graçanicë, i dyshuari ...
Irani konfirmon vdekjen e ministrit të mbrojtjes dhe shefit ...
Trump paralajmëron Iranin: Do të goditim me një forcë që s’ë...
Vdekja e Ali Khameneit, Irani shpall 40 ditë zie