Qeveria e Serbisë ka ushtruar kërkesë zyrtare në Bashkimin Evropian që të marrë përsipër mbikëqyrjen dhe menaxhimin e shërbimeve të kontrollit ajror mbi territorin e Republikës së Kosovës, pas skadimit të mandatit të Hungarisë.
Kjo kërkesë është bërë nga shefi i Zyrës për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, në një takim që ai ka pasur në shtator të këtij viti në Bruksel me zyrtarë të Këshillit të Bashkimit Evropian, bëjnë të ditur për “Kohën Ditore” burime diplomatike ndërkombëtare, shkruan gazeta Koha Ditore.
“Përfaqësuesi i Qeverisë serbe e ka shtruar këtë kërkesë në kontekst të përafrimit të Serbisë me BE-në dhe NATO-n, duke u bazuar edhe në normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën në kuadër të dialogut të Brukselit, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe ekspertizën në fushën e aviacionit. Ky argumentim është mirëpritur nga zyrtarët në Bruksel dhe ka gjasa të jetësohet”, ka theksuar diplomati i afërt me rrjedhat e takimit. (Detajet lexoni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...