Tri vendkalime kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë janë mbyllur nga ana e Serbisë, pas një vendimi të presidentit Vuçiq. Nga dita e premte në ora 14:00, të paktën për 48 orë dhe tutje deri në një vendim tjetër janë mbyllur pikat kufitare me Kosovën, në Jarinje, Bërnjak dhe Merdare, nga ana e Serbisë.
Mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës kanë marrë informacione për mbylljen e kufirit me Serbinë nëpërmes të qytetarëve, të cilët janë përpjekur që të premtën pas ores 14:00 ta kalojnë kufirin në Jarinje, Bërnjak dhe Merdare dhe të hyjnë në Kosovë, por që nuk kanë arritur, për shkak se siç kanë thenë ata i ashtuquajturi “vendkalimi kufitar i integruar” është mbyllur nga ana serbe.
Siç ka mësuar “Kossev”, MUP-i serb ka lëshuar urdhëresën të gjitha ekipeve policore në vendkalimet kufitare me Kosovën se që nga dita e premte në ora 14:00 janë mbyllur për të paktën 24, përkatësisht 48 orë e deri tutje në ndonjë vendim tjetër. Presidenti i Serbisë, Aleksndër Vuçiq, në kuadër të luftës kundër përhapjes së koronavirusit, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha vendkalaimeve kufitare për hyrje të udhëtarëve, përveç për kamionë.
Eshtë ndërprerë edhe trafiku ndërurban, derisa Qeveria e Serbisë ka dërguar avionet për t’i marrë shtetasit e vetë që kanë mbetur nëpër aeroporte.
E në jug të Mitrovicë vazhdon zbatimi i masave të Qeverisë së Serbisë për parandalimin e virusit korona. Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin në rrugë, derisa janë mbyllur parqet dhe qytetarëve u është rekomanduar të rrinë brenda. Gjithashtu, kryetari i Mitrovicës ka mbyllur edhe hyrjen tek liqeni akumulues, si një masë tjetër parandaluese.
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...