Në këtë festë marrin pjesë shtete nga e gjithë bota, një ndër to është edhe Kosova.
Franca ka vendosur flamujt e shteteve të ndryshme pranë katedrales së ‘Notre Damit’ ndërkohë Beogradi zyrtar po e shqyrton pjesëmarrjen për shkak të vendosjes së flamurit kosovar.
Gazeta serbe ‘Novosti’ thekson se vendosja e flamurit kosovar në mesin e shteteve të njohura botërore është klasifikim skandaloz, edhe pse pozicioni francez ndaj Kosovës dihet që nga viti 2008, transmeton lajmi.net.
Në këtë ngjarje janë të ftuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Tani për tani nuk dihet për veprimet e autoriteteve franceze se si do të sillen në ceremoni kur është fjala për veçoritë zyrtare, thekson gazeta.
Sipas ‘Novostit’, flamuri i Kosovës mund të jetë një problem i pakalueshëm për vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. /Lajmi.net/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...