Gjeopolitikani amerikan dhe themeluesi i agjencisë “Stratfor” George Friedman, tha se situata ideale për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të drejtpërdrejtë pa palë të tretë.
Sipas tij, për Serbinë është shumë e rëndësishme që ta zgjidhë këtë çështje sa më shpejt që është e mundur dhe “të lëviz përpara”
“Mendimi im, përderisa kufijtë e Serbisë kanë ndryshuar tashmë gjatë luftës, nuk ka asnjë arsye se kufijtë e tanishëm janë të shenjtë. Kjo është arsyeja pse unë ju inkurajoj që të përjashtohet pala e tretë dhe të arrihet një marrëveshje mes të dyja palëve”, tha ai për “Danas”, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, ai tha se problemi për këtë ide është se Kosova dhe Serbia duan të fajësojnë palën e tretë për zgjidhje dhe koncesione të pashmangshme.
Ai ka thënë se Kosova ka pasur rëndësi historike për Shtetet e Bashkuara, dhe se për herë të parë kanë vepruar në mënyrë të pavarur dhe se kjo ka krijuar shqetësim të madh, por theksoi se kjo nuk është çështje më e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, transmeton Klan Kosova.
Friedman tha se dyshon se Amerika do të kundërshtonin çdo ide, duke përfshirë ndryshimin e kufijve nëse kjo çon drejt stabilitetit dhe paqes në rajon.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re n...
Costa, mesazh liderëve politikë: BE-ja nuk mund t’i bëjë det...
Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin ...
Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë iranianë
Costa u bën thirrje liderëve: Integrimi evropian mbi ndarjet...
Një fluturim nga Beogradi ndalohet në aeroportin e Tivatit, ...