Protesta e thirrur nga organizatat e veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë, po mbahet sot në Shkup, duke mbledhur qindra qytetarë nga vende të ndryshme.
Megjithatë, gjatë protestës është shënuar edhe një incident, kur nga skena u dëgjua thirrja “Serbi, serbi…”, çka ka nxitur reagime dhe ka bërë që një person të largohet nga vendi i ngjarjes.
Me flamuj kombëtarë, simbole dhe pankarta mbështetëse, pjesëmarrësit janë grumbulluar në sheshin “Skënderbeu”, ku atmosfera është karakterizuar nga thirrje patriotike dhe fjalime nga përfaqësues të ndryshëm.
Kjo protestë në Shkup është e pesta me radhë, pas atyre të organizuara më herët në Prishtinë, Tiranë, Strasburg dhe Hagë, duke vazhduar zinxhirin e tubimeve në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan