Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin prej 23 vjetësh burgim, për të akuzuarin Jugosllav Jeremiq, i shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179.1. i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në këtë mënyrë kolegji penal i kësaj gjykate, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatit mbrojtës dhe prokurorisë, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 18.11.2016.
Apeli gjeti se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike, nuk ka bërë shkeljeje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar mirë ligjin penal.
Po ashtu, kjo gjykatë vlerëson se nuk qëndrojnë as pretendimet e prokurorisë për dënim më të ashpër ngase gjykata e shkallës së parë drejtë ka vlerësuar rrethanat e kryerjes se veprës penale si dhe ka marrë parasysh rregullat e përgjithshme për matje te dënimit.
I akuzuari, Jugosllav Jeremiq me 22.04.2014 në një apartament në Mitrovicë, e kishte privuar nga jeta tanimë të ndjerën Ivana Vasiç, më te cilën kishte qenë i fejuar, duke i shkaktuar 76 plagë me thikë, me ç ‘rast viktima ka përjetuar dhembje të tej zgjatura që tejkalojnë dhembjet e zakonshme, me çka ka kryer veprën penale vrasje e rëndë e kryer në mizori./ Arbresh.info
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...