Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Igor Simic, ka thënë për televizionin ‘Prva’ se partia e tij është e gatshme ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës nëse opozita i siguron 51 vota.
Serbët nuk do të kthehen në parlamentin e Kosovës, nëse kjo Qeveri mbetet në pushtet. Në pyetjen se kur deputetët e Listës Serbe do të kthehen në Kuvendin e Kosovës pasi që ata nuk morën pjesë në votimin për formimin Ushtrisë së saj, ai ka thënë se aktualisht nuk ka arsye që ata të jenë në sallën e Kuvendit.
“Nuk kemi marrë pjesë për shkak se kemi dashur të jemi me popullin tonë dhe nuk kemi dashur që me praninë tonë t’i japim legjitimitet pasi që ata e krijuan Ushtrinë me 107 vota. Ç’aktrim do të bënim me 9 për qind, përkatësisht me 10 vota? Në Kuvend do të shkojmë në momentin që opozita e Kuvendit i mbledh 51 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë për ta dhënë kontributin që kjo Qeveri të bjerë“, ka thënë Igor Simic.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...