Vetëm 0.59 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar për ose kundër largimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Ndonëse vetë kërkuan shkarkimin e kryetarit të komunës së Mitrovicës Veriut, Erden Atiq, qytetarët serbë nuk morën pjesë në referendumin e organizuar për votimin për ose kundër largimit të kryetarit nga pozita.
Në këtë komunë, ku votimi u zhvillua në pesë qendra të votimit, gjithsej me të drejtë vote ishin 18 796 qytetarë. Nga ta në Mitrovicë të Veriut, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votuan vetëm 111 apo 0.59 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Në Mitrovicën e Veriut procesi për votimin për ose kundër shkarkimit të kryetarit të komunës, Erden Atiq, është zhvilluar i qetë dhe pa asnjë incident. Këtë proces e ka monitoruar Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it./rtk
Ministri grek i Mbrojtjes përfundon takimin me Ramën, në fok...
Alarm në Tokio/19 persona përfundojnë në spital pas përhapje...
Francë: Arrestohet 16-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 12-vje...
Rexhepi: Nesër Lugina në këmbë, vijnë kongresistët amerikanë
Kurti flet për prodhimin e municionit në takimin me Odën Kos...
Trump: Paqja me Iranin do jetë një marrëveshje e shkëlqyer o...