Senatori Ritchie Torres, është ai i cili tashmë është duke bërë fushatë haptazi për pranimin e shtetit të Kosovës në BE dhe NATO.
Senatori me anë të një letre drejtuar ambasadoreve të Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, i ka kërkuar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe duke u kërkuar atyre që të ndryshojnë qëndrimin në drejtim të Kosovës, përcjell arbresh.info.
“Lufta e Kosovës, për dhe arritjen e pavarësisë, tregoi përkushtimin e saj ndaj demokracisë. Shfaqja e fortë e vetëvendosjes jo të dhunshme përputhet fuqishëm me vlerat thelbësore të demokracive të tjera në mbarë botën.”, ka shkruar në letrat e tij Torres.
Torres e ka publikuar letrën e dërguar në drejtim të ambasadorëve në rrjetin social Twitter.
Më poshtë gjeni letrat e tij:






/arbresh.info/
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë