Ishin temë diskutimi për një kohë të gjatë.
Por, qysh prej se janë vendosur në qytetin e Podujevës, semaforët nuk janë funksional. E kjo po i zhgënjen tej mase qytetarët e këtij vendi.
U përfol shumë kur u vendosën semaforët në Podujevë.
Mirëpo këta semaforë në qytetin e Podujevës janë ende jashtë funksionit.
E qytetarët e kësaj komune janë shprehur të zhgënjyer me këtë fakt.
“Jemi gëzuar kur u vendosën por tash jemi zhgënjyer pasi ende nuk janë në funksion. Nuk e kuptoj pse po ndodh kjo”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shaip Hasani.
“Është zhgënjyese pasi është dashur më moti të rregullohen këto punë”, thotë qytetari tjetër Sejdi Bunjaku.
Por krejt ndryshe shprehet një qytetar tjetër.
“Nuk është diçka shumë zhgënjyese pasi nuk jemi mësuar me semafora. Besojmë se së shpejti do të aktivizohen”, thotë Faik Bunjaku.
Ndërsa drejtori i Urbanizmit në Komunën e Podujevës, Hamdi Jaha, përmes një përgjigjeje elektronike ka bërë të ditur se kjo po ndodh për arsye se semaforët janë duke u testuar.
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike