Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka akuzuar Qeverinë Haradinaj se punon vetëm për interesat e partive në koalicion.
Sipas Selmanajt, Qeveria Haradinaj është qeveri e mbijetesës, mbijetesës për partitë politike, mbijetesës jo për njerëzit në Kosovë, por për qenësinë e tyre të brendshme, për të zhvilluar agjendat e tyre politike.
Mirëpo, përballë tij, në Rubikon të KTV’së, Selim Selimi, këshilltar ligjor i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se tash po implementohen të gjitha ato veprime të cilët në qeveritë e kaluara do të bëheshin në prag të zgjedhjeve dhe për fushatë zgjedhore.
“Vendimet që janë konsideruar si veprime të mira më herët por nuk janë implementuar, i ka bërë kjo qeveri. Janë vendime që qeveritë tjera do t’i bënin pak para fushatës”, ka thënë Selimi, duke përmendur ligjin për Prishtinës, Pallatin e Rinisë dhe zonat ekonomike, atë gjermane dhe amerikane.
I gjithë debati i hapur karshi qeverisë Haradinaj, këshilltari ligjor i saj, Selim Selimi, ka thënë se është bërë nga transparenca e skajshme e qeverisë dhe kryeministrit.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...