Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj para deputetëve në kuvend ka folur në lidhje me projektligjin për byronë e konfiskimit për pasurinë e pajustifikueshme, shkruan arbresh.info.
Ai u shpreh se konfiskimi i pasurive të tilla, duhet të jetë objektiv nacional.
Selmanaj gjithashtu u shpreh se pos kësaj, duhet të ketë edhe barazi para ligjit si dhe siguri juridike.
“Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme duhet të jetë objektiv nacional i të gjithëve, por po ashtu barazia para ligjit, siguria juridike dhe sistem prokuroria të pavarur duhet të jenë objektiva më të mëdha”, u shpreh tutje Selmanaj.
“Ne kemi ngritur çështje rreth udhëheqjes së byrosë dhe Komisioni i Venecias e ka ngritur si dilema dhe shqetësime. Asnjë qeveri mos të provojë që komisionin ta shfrytëzojë për legjitimim. Si mund të bëhemi pjesë e Këshillit të Evropës nëse nuk i marrim parasysh këto opinione. Barazia para ligjit dhe sistem prokurorial të pavarur. Është e diskutueshme nëse themelimi i një organi të ri do të bënte punën efektive ose do të ndërlikonte më tepër. Komisioni i Venecias ngrit dyshime në themelimin e këtij institucioni. Tek zgjedhja e drejtorit për neve është e preferueshme nëse votothet me 2/3 e deputetëve”, tha ai./arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...