Ndryshimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura, nuk po e përkrah Lidhja Demokratike e Kosovës.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se me ndryshimin e këtij Projektligji, po synohen që pushteti t’i ketë nën kontroll agjencitë e pavarura.
“Kjo praktike e tillë e ligjit për LDK është e papranueshme. Me një ligj janë ndërruar më shumë se 20 ligje. Kjo është praktikë e mbrapsht. Ministri që merret me administratë publike tani merret si me rregullua statusin e agjencive.”.
“Ja ndërron formën e llogaridhënies. Kuvendi do të duhej që të vazhdojë më tutje llogaridhënien ta ketë në mbikëqyrje. Të gjithë jemi të kujdesshëm për të racionalizuar agjenci të pavarur. Kemi agjenci që janë të tepërta edhe për nga numri. Nuk i jep të drejtë një ministri që institucionet m’u rregullu dhe statusi i tyre m’u ndryshu”, tha Selmanaj./arbresh.info/
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...