LDK-ja të kërkon fajtorin brenda partisë dhe jo jashtë saj për përleshjet që po ju ndodhin kohëve të fundit.
Kështu ka thënë deputeti i kësaj partie Rasim Selmanaj, pas raportimeve se në përleshjen fizike të degës së LDK-së në Mat, ka qenë i përfshirë një anëtar i AAK-së.
I pyetur nga arbresh.info, nëse ka diçka të vërtet në këtë raste, Selmanaj ka thënë se është çështje e LDK-së se si i organizon zgjedhjet e brendshme, ndërsa ka mohuar se ndonjë anëtar i AAK-së, ka mundur të ishte pjesë e këtyre përleshjeve.
“ Le ti shikojnë ata punët e veta ne s përfshimi në partitë e tjera. Është çështje e tyre qysh e organizojnë zgjedhjet dhe çfarë fryme e krijojnë ata duhet të gjejnë fajtorin dikujt tjetër. Në çështje individuale me u marr, nuk është një rast por disa raste i kanë LDK-ja, dhe kanë filluara të shndërrohen në dukuri. Dukurin s’mund ta krijon as një individ e as një subjekt tjetër. Le ti shikojnë çështjet e tyre ata vet por nuk duhet të lypin fajtor në parti ter tjera”, ka përfunduar Selmanaj.
Kujtojmë se LDK-ja aktualisht është duke mbajtur zgjedhjet në degët e saj. Ndërsa deri tash ky proces i brendshëm është përcjell më disa incidente./arbresh.info/
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...