
????????????????????????????????????
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme(MPJ), Petrit Selimi, në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se UNMIK-u do të vazhdojë të ketë zero kompetenca ekzekutive në Kosovë.
Sipas tij, ky mision vetëm do të raportojë për Kosovën.
Zëvendësministri Selimi tha se demarkacioni dhe asociacioni nuk janë arsye që të përdoret shtatë herë gazi lotsjellës, të lëndohet policia dhe të pengohet funksionimi normal i shtetit.
“Opozita e ka vetëm një synim, e ajo është marrja e pushtetit me çfarëdo kushti dhe çfarëdo mundësie”, ka thënë ai.
Selimi ka thënë se ne jemi duke diskutuar për atë rrethanat zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, duke shtuar se “zgjedhja e Thaçit si president është punë e kryer”.
“Ekziston shumica e dy të tretave, që e cila tregon se nuk ka dyshim se Thaçi do të jetë president i ardhshëm i Kosovës. Ne presim që seanca e zgjedhjes së presidentit të mos bëhet fotografi e cila do ta shëtit botën. Thaçi nuk është i gatshëm të bjerë pre e shantazheve të dikujt. Nëse i ke dy të tretat e votave, nuk ka mundësi që një pakicë me e shantazhu popullin e Kosovës ose përfaqësuesit e popullit”, ka shtuar ai.
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin