Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se Thaçi po luan me rezoluta dhe po manipulon me shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Selimi në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se “shqiptarëve në Preshevë po u ofrohet ose këmbimi i territoreve ose mbetja nën Serbi dhe për ta, të dyja këto alternative janë të këqija”.
“Është shumë e padrejtë t’u ofrohen vetëm këto dy alternativa shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ose duhet të shkëmbeheni me territore ose të mbeteni nën Serbi”,tha ai.
Sipas tij, Thaçi do të duhej t’i mbronte të drejtat e shqiptarëve atje, “ai territor nuk po përmendet si tërësi”.
“Thaçi po ndan Kosovën dhe po tenton të ndajë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Nuk mund të kenë më shumë të drejta shqiptarët e Preshevës se ata të Bujanocit”.
“Është një projekt për ta ndarë Kosovën për së brendshmi, dhe ta ndajë Luginën e Preshevës”.
Selimi ka thënë se Thaçi dhe Vuçiqi kanë arritur një marrëveshje, por nuk po duan ta bëjnë publike.
“Edhe nëse nuk kanë marrëveshje, që unë e di që ata kanë marrëveshje, por kanë plan, pse nuk e bënë publik planin. Vetë mbajtja e fshehtë e këtij plani, tregon se diçka e keçe po i përgatitet Kosovës dhe Luginës së Preshevës”, deklaroi Selimi./RTV Dukagjini/
Hamza: Një prej vendimeve të para do të jetë rritja e pagave...
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Naz...
Koreja e Jugut me notë proteste pas inkursionit nga Kina dhe...
Dështon seanca fillestare për rastin e rezervave shtetërore,...
Nis seanca për rastin e rezervave shtetërore, mungon Rozeta ...
Kapen drogë, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Du...