eputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, se po bën pazare me Serbinë për trojet e Kosovës.
Selimi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Thaçi nuk po i mbron interesat e Kosovës.
Sipas Selimit, Thaçi “po avancon agjenda të dizajnuara, të projektuara krejt diku tjetër, që s’janë në interes të Kosovës”.
“Sikur ajo që po e preklamon, me retorikën e tij, si kamuflazh, për korrigjim kufijsh”, ka shtuar Selimi.
“S’kemi të bëjmë me korrigjim kufijsh”, ka thënë ai, duke vlerësuar se Thaçi po bën “pazare me troje”.
Krejt këto lëvizje të fundit, Selimi ka thënë se Thaçi po i bën duke synuar të fitojë një çmim Nobel për Paqe, e “ndoshta edhe liri personale”.
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...