Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se Qeveria nuk duhet të rrëzohet për shkak të taksës ndaj Serbisë, por ajo duhet të japë dorëheqje për shkak të keqqeverisjes.
“Nuk duhet që të vijmë në këtë pozicion për shkak të taksës, nuk duhet që Qeveria e Kosovës të rrëzohet për shkak të taksës, nuk duhet që Qeveria të rrëzohet për shkak të Serbisë. Qeveria e Kosovës duhet të japë dorëheqje për shkak të keqqeverisjes”, ka thënë ai.
“Ne jemi që Qeveria të ikë e taksa të mbetet, Qeveria e ardhshme ta vazhdojë taksën”, ka thënë Selimi për televizionin publik.
Selimi ka thënë se ndaj Serbisë duhet edhe taksë tregtare e edhe reciprocitet politik.
Sipas tij, PSD-ja e ka braktisur opozitën ashtu siç e kishte braktisur votën e qytetarëve.
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...