Diplomacia serbe edhe më tej po vazhdon të lobojë kundër shtetit të Kosovës, kundër njohjeve të reja.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi konsideron se pala serbe do të vazhdojë me këtë praktikë derisa ne nuk do të krijojmë njohje të reja.
“Serbia ka me vazhdu gjithmonë me këtë praktikë, përderisa ne nuk vazhdojmë me kërku edhe me kriju njohje të reja. Kushdo që do të pyste nga Serbia e sotme që mos e bëne një gjë të tillë do të bëntë gabim, prandaj pavarësisht se çfarë bënë Serbia, pavarësisht çfarë lobon Serbia, Kosova do të duhej ta bënte punën e vet që t krijonte njohje të reja.”, ka thënë Selimi në një prononcim për Indeksonline.
Sipas tij, Serbia ka krijuar një lloj avantazhi nga mos avansimi i njohjeve të reja.
“Serbia ka krijuar një lloj avantazhi nga mos avansimi jonë në njohje të reja. Ne e dimë qe sa kohë nuk kemi pas njohje dhe Serbia këtë po e shfrytëzon, prandaj nëse ne vazhdojmë të mos kemi njohje të reja atëherë Serbia nuk do të kënaqet vetëm në lobim por do të fillojë ofensivën edhe sic thonë ata për tërheqjen e njohjeve të shteteve veç e veç.”, ka theksuar ai më tej.
Selimi konsideron se Serbia po mundohet të kthejë Kosovën në pikën zero, në mënyrë që të forcojë pozicionin e saj karshi Kosovës në Bruksel.
“Gjithçka po bënë Serbia sot është për ta kthyer Kosovën në pikën zero që ta forcojë pozicionin e saj në bisedimet me Kosovën në Bruksel.”, ka shtuar ai. /Indeksonline/
Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin
Hoxha: Mbështetja e Lituanisë për Shqipërinë në BE mbetet sh...
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, shënjestër vendet e rake...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...