Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka shpalosur qëndrimet dhe shqetësimet e kësaj partie pas tërheqjes së projektligjit për FSK-në nga procedimi i mëtutjeshëm në Parlamentin e Kosovës.
Sipas Selimit, Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka bërë përpjekje që ta shtyrë Qeverinë ta zbatojë projektligjin për FSK-në dhe ka mbështetur këtë projektligj.
“Në një situatë të tillë i kemi dhënë vërejtjet tona dhe na vjen keq që koha nuk na ka demantuar dhe ka dëshmitar se kjo nismë është vetëm farsë”, ka thënë ai.
Rexhepi tha se përgjegjës sot që Kosova nuk ka ushtri është vetë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...