Rexhep Selimi nga Vetëvendosje thotë se padrejtësia po peshon rëndë mbi luftëtarët e UÇK-së tash e 19 vite.
Me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ai ka uruar Sami Lushtakun për lirimin e tij nga të gjitha akuzat për krime lufte.
Ai ka thënë se pret nga Gjykata që vendim të njejtë të marrë edhe për Sylejman Selimin.
Shkrimi i plotë i Selimit:
Padrejtësia po peshon rëndë mbi luftetarët e UÇK-së tash e 19 vjet. Sot padrejtësia ndaj Komandantit të ZoD Sami Lushtaku urojmë të ketë marrë fund me lirimin e tij nga të gjitha akuzat për luftën e tij çlirimtare. I uroj atij, bashkeluftëtarëve dhe familjes së tij. Poashtu presim që menjëherë një vendim ti till të pasojë edhe për Gjeneral Sylejman Selimin dhe luftëtarët tjerë të cilët po mbahen padrejtësisht në procese të montuara politike. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe pavarësisht sfidava ajo do të trijmfojë edhe përballë padrejtësisë sikur dikur përballë Serbisë.
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...
Klubi i madh spanjoll hyn në garë për Goretzka
Kurti pas njohjes nga Bahamas: Njohja e katërt për Kosovën k...