Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë sot në Skenderaj se “vetëm Lëvizja Vetëvendosje i qëndroi besnike idealit të Drenicës, idealit të Adem Jasharit”.
“Drenica do ta lidhë fatin e saj me njerëzit besnik siç janë ata të Vetëvendosjes, Drenciën nuk mund ta përfaqësojnë ata që ia sollën Gjykatën Speciale Kosovës e as ata që ia sollën Zajdenicën Kosovës”.
“Drenica iu ka besuar, por ajo do të dijë të ndahet nga ata që abuzuan me këtë vend”, ka thënë Selimi në tubimin e sotëm të partisë së tij në Skenderaj.
Ai ka thënë poashtu se “Drenica duhet t’i kërkojë llogari të gjithë atyre që kanë marrë vota nga Drenica”.
“Vetëvendosja vjen ballëhapur para jush sepse Drenica edhe më tej do t’i shërbejë idealit të Jasharajve dhe këtij flamuri”.
“Më 11 qershor, Vetëvendosja do të dijë të ndaj njëherë e përgjithmonë të mashtruarit nga mashtruesit”.
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...