Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se seanca e mbrëmshme e improvizuar në një sallë të Kuvendit të Kosovës është ilegale dhe ligjet e miratuar në atë seancë nuk do të mund të marrin formën legale.
Selimi për ORAinfo ka thënë se u ishte thënë se në atë sallë po mbahej takimi i vetëm grupeve parlamentare.
“Ne e kuptuam se në atë sallë ishin mlkedhur shefat e grupeve parlamentare dhe ne u dërgaum në atë mbledhje përfaqësuesen tonë, por policia nuk e kishte lejuar të hyjë me arsyetimin se aty po mbahej mbledhje e grupeve parlamentare. Ndërkaq, kjo mbledhje e grupeve parlamentare u shnëdrrua në seacë Kuvendi, e cila nuk mund të marrë formën legjitime”, ka thënë Selimi .
Ai gjithashtu ka komentuar edhe fjalorin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili në një moment deputetës së Vetëvendosjes, Albulena Haxhi iu drejtua “ma hanksh”.
“Kadriun pak me gërrith del ai i vërteti dhe dje ishte ai i vërteti, nga aktërimi që kishte në seancat e mëparshme”, ka thënë Selimi.
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...