Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e ka quajtur vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë si millosheviqiane dhe e cila sipas tij nuk do të duhej të lejohej nga institucionet kosovare.
Ai i ka dërguar një porosi ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin për fjalët e tij se janë dëgjuar të shtëna sot në Drenicë, duke i thënë se krismat janë mënyra se si duhet të pritet armiqtë.
“Vuçiqit duhet t’i ndalohet edhe Drenica por jo vetëm kaq, atij duhet t’i ndalohet edhe e gjithë Kosova. Ai s’kishte as pse të lejohej në Ujman, pa lëre më edhe në Drenicë. Ardhja e tij në Kosovë është rezultat i marrëveshjeve të fshehta me Thaçin”, ka shkruar Selimi në Facebook.
“Madje ajo çfarë ndodhi këto dy ditë me vizitat milosheviqiane të Vuçiqit është vetëm një pjesë nga skenarë të fshehta të “normalizimit” të marrëdhënieve me Serbinë. Në rrethanat e tilla nuk ka përse të befasohet as Vulini pse paska dëgjuar krisma. Armiqtë nuk priten ndryshe”, ka shkruar Selimi.
Lajmin se sot ka pasur të shtëna në rajonin e Drenicës derisa Vuçiq tentonte të shkonte në fshatin Banjë të Skenderajt, e ka demantuar policia e Kosovës./arbresh.info/
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë