Deputeti i Vetëvendosjes, Selim Rexhepi ka thënë se luftëtari i UÇK-së, Adrian Krasniqi shtegtonte e kryente aksione kudo në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Selimi ka thënë se tash e 20 vite barra e lirisë së Kosovës po peshon vetëm mbi supet e dëshmorëve, shkruan arbresh.info.
“Tash e 20 vite barra e lirisë së Kosovës po peshon vetëm mbi supet e dëshmorëve. Këtë barrë kurrë nuk e morën ata që nuk morën plumba në gjoks siç morën dëshmorët. Ende i ruajmë gjërat e Adrianit si kujtim, ende ia ndjejmë edhe ngjyrën e zërit të tij. Ne nuk mund ta shkruajmë historinë e tij por këtë do të duhej ta bënte Kosova për të cilën ai ra. Por këtë nuk deshën ta bëjnë ata që e udhëhoqën Kosovën në këto vite. Ai luftoi në UÇK që nga themelimi i saj. Adriani shtegtonte dhe kryente aksione kudo në Kosovë. Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe kishte marrë barrën për organizimin dhe furnizimin e UÇK-së”, është shprehur Selimi gjatë akademisë përkujtimore për 20 vjetorin e rënies së heroit Adrian Krasniqi./arbresh.info/
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës