Kandidati për deputet nga koalicioni “Për Familje”, Selim Pacolli, ka theksuar rëndësinë e familjes, duke u shprehur se në familje mësojmë për herë të parë se çfarë do të thotë të duash dhe të jesh i dashur.
Pacolli theksoi se familja është vendi ku prindërit sakrifikojnë pa kushte për fëmijët e tyre, ku vëllezërit dhe motrat ndajnë ëndrra dhe kujtime, dhe ku çdo sfidë përballohet së bashku.
Ai shtoi se, në të mirë e në të keq, familja mbetet mbështetja më e sigurt e jetës sonë.
“Në familje mësojmë për herë të parë çfarë do të thotë të duash dhe të jesh i dashur. Është vendi ku prindërit sakrifikojnë pa kushte për fëmijët e tyre, ku vëllezërit dhe motrat ndajnë ëndrra dhe kujtime, ku çdo sfidë përballohet së bashku. Në të mirë e në të keq, familja mbetet mbështetja më e sigurt e jetës sonë”, shkroi Pacolli./Arbresh.info
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten