Zgjedhjet lokale të 15 tetorit kanë futur “ethet garuese” për partitë politike shqiptare dhe liderëve të tyre partiak.
Karvani i konventave të shumta nuk ka të mbaruar, gjithashtu pas tyre vijojnë edhe mitingjet dhe takimet e shumta me qytetarët.
Partia e Zijadin Selës, Aleanca për Shqiptarët, sonte zyrtarisht ka filluar fushatën për zgjedhjet lokale për me 15 tetor. Me këtë rast, ajo në Tetovë mbajti konventën promovuese të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarë komunalë.
Kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela, në qendër të fjalimit të tij përpara tetovarëve, vendosi ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill.
Edhe pse me BDI-në Aleanca për Shqiptarët është partner koalicioni, Sela tha se nëse më 27 prill kanë rrëzuar një pjesë të regjimit, pas 15 tetorit do ta rrëzojnë pjesën tjetër të regjimit, BDI-në.
“ Ai nuk la pa përmendur liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin i cilët përherë nënvizonin se duhet kryetari i Parlamentit të jetë shqiptar, por kur kryetari i Parlamentit u zgjodh shqiptar, ata nuk ishte aty, ka thënë Sela.
“Ne ishim aty dhe ne dhamë kontributin tonë, mundin dhe sakrificën”, deklaroi Sela.
Krytari Zijadin Sela dhe Aleanca për Shqiptarët , në bazë të sondazheve të shumta dhe mendimeve të qytetarëve, kanë si pikësynim avancimin e tyre politik me patriotizëm dhe oratori “ të vrazhdë” ndaj partive tjera shqiptare dhe partive maqedonase në vend. 15 tetori do të jetë vendimi i fundit nga vetë qytetarët e Republikës së Maqedonisë se cila parti politike do të jetë prijëse me kryetarë të komunave.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin