Me datën 27.06.2026, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Jezerc, në vendin e quajtur “Livadhet e Kishës”, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri në një vilë.
Njësia e Hetimeve, së bashku me Njësinë Reaguese, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka kontaktuar pronarin e vilës dhe personat e pranishëm. Gjatë kontrollit, te i dyshuari B.O (30 vjeç) është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pistoletë), me një karikator që përmbante tre fishekë, si dhe dy gëzhoja.
“I dyshuari ka pranuar se kishte shtënë dy herë me armën e zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe gëzhojat. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me autorizim të tij është intervistuar i dyshuari dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”dhe është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...