Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar pajisje për prodhimin e kripto-valutave në Zubin Potok.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi për media, raporton Arbresh.info.
“Me datën 31.07.2025, Policia e Kosovës, gjatë aktiviteteve të saj policore në fshatin Qabër, komuna e Zubin Potokut, ka hasur në pajisje që shërbejnë për prodhimin e kripto-valutave. Në një objekt përcjellës të një shtëpie, policia ka gjetur dhe sekuestruar 13 pllaka kompjuterike (riga) dhe pajisje të tjera përcjellëse që përdoren për prodhimin e kripto-valutave”, njofton policia.
Për sekuestrimin e këtyre pajisjeve është njoftuar Dogana e Kosovës, e cila do të ndërmarrë hapat e mëtejmë ligjorë në lidhje me rastin.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo veprimtari të paligjshme, në numrin pa pagesë 192.
Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për parandalimin, luftimin dhe zbulimin e veprimtarive të jashtëligjshme./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 73-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin