Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren dy persona të dyshuar dhe ka sekuestruar 10 kilogramë e 500 gramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë.
Në njoftimin bëhet e ditur se po ashtu është sekuestruar një armë zjarri kalibër 7.62 mm, me një karikator me 8 fishekë, dy automjete me targa vendore dhe tre telefona.
“Janë sekuestruar substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 874 gram, katër fishekë, dy peshore elektronike, dy kuti me pajisje për pastrim të armëve, një foli plastike dhe të holla 3965 euro”, thuhet në njoftim.
Lidhur më rastin janë ndaluar dy të dyshuar: N.I. dhe E.M.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe me vendim me shkrim të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë./Arbresh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...