Sekuestrohen gjashtë armë në Prishtinë dhe Lipjan, në pranga katër të dyshuar

19:10 | 21 Tetor 2022
Emir Abduramani

Gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët policor janë shoqëruar në stacion katër persona dhe janë sekuestruar gjashtë armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, sekuestrimi i armëve është kryer në katër raste dhe lokacione të ndryshme.

Në rrugën “Ferid Curri”, në Prishtinë, në një banesë nga njësite të stacionit policor qendra, një personit të dyshuar i janë sekuestruar, tri armë zjarri, dy të tipit Zastava, një Ecol Tuna dhe 20 fishekë.

I dyshuari B.B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje.

Ndërsa tri rastet tjera, ku dyshohet të jenë përdorë armët, por nuk ka persona të lënduar,  kanë ndodhë në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë, ku njësitet e stacionit policor Veriu, personit të dyshuar i kanë sekuestruar një pushkë gjuetie, dhe ndaj tij kanë iniciuar rast për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku pas një përleshje dyshohet të jetë përdorë arma është sekuestruar një pistoletë e tipit Zoraki.

Si dhe rasti përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm,  në të cilin është sekuestruar një pistoletë e tipit Zoraki dhe 8 gëzhoja, ka ndodhë në fshatin Rusinovc të Lipjanit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, konform autorizimeve ligjore, është e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike./arbresh.info/