Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar 8 armë, prej tyre dy thika gjatë fundjavës në rajonin e Prishtinës.
Sipas Policisë, ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës. Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, gjatë fundjavës që kaloi në raste dhe lokacione të ndryshme, janë gjetë dhe sekuestruar 8 armë prej tyre dy armë të ftohta- thika.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Ndaj personave të dyshuar, janë inicuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.”, thuhet tutje./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...