Policia e Kosovës, në bashkërendim me krimet ekonomike, Inspektorë të AUV-it dhe Doganën e Kosovës, kanë realizuar kontrolle në Ferizaj dhe Han të Ellezit, ku kanë sekuestruar 6 mijë e 820 kilogramë mjaltë pa dokumentacion.
Policia e Kosovës bën të ditur se kjo sasi e mjaltit i është sekuestruar një personi me iniciailet S.Th.
“Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor nga rajoni i Ferizajt në bashkërendim me krimet ekonomike, Inspektorë të AUV-it dhe Dogana e Kosovës, kanë realizuar kontrolle në katër lokacione; dy në Ferizaj dhe dy në Han të Elezit, ku është sekuestruar një sasi e mjaltit prej 6820 kg, i cili ka qenë mall pa deklaracion, në vende të ndryshme në sasi të ndryshme dhe pa asnjë mbishkrim. E gjithë kjo sasi e mjaltit është sekuestruar nga personi i dyshuar me iniciale (S. Th.) që me veprime hetimore dhe dëshmi të siguruara ekziston dyshimi i arsyeshëm se: i dyshuari i lartcekur me iniciale ka kryer veprën penale “Tregtia e Ndaluar’’ sipas kodit penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të gjitha veprimet kanë qenë të koordinuara me Prokurorin kompetent në Ferizaj, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, caktuar sipas detyrës zyrtare, me Aktvendim i caktohet masa e ndalimit për 48 orë për procedura të mëtejme./arbresh.info/
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...