Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara janë realizuar 211 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 44 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në njoftimin për media thuhet se konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa, transmeton Arbresh.info.
Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 10 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3273 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./Arbresh.info

Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër
Ngushtica e Hormuzit do të hapet 30 ditë pas arritjes së një...
“Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri i jep fund lidhjes me Va...
Suedia arrin objektivin për të pasur më pak se 5% të populls...