Sot në media u publikuan disa pamje ku shihet një i moshuar duke kërkuar ndihmë në Klinikën e Emergjencës.
Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, me tu publikuar video e të moshuarit nga Klinika Emergjente, ka reaguar menjëherë duke inspektuar nga afër rastin.
Ai ka bërë të ditur se ka nisur menjëherë hetimin e rastit.
“Meqenëse Klinika Emergjente monitorohet vazhdimisht me kamera, kam urdhëruar menjëherë kontrollimin e tyre për të parë se çfarë realisht ka ndodhur. Kam angazhuar edhe profesionistët shëndetësorë për të marrë të gjitha informatat e duhura me këtë rast”, ka thënë Sejdiu, shkruan lajmi.net.
Ai ka shtuar se nëse vërtetohet se ka pasur parregullsi, një papërgjegjësi e tillë nuk do të lejohet.
“Nuk do të lejojmë papërgjegjësi. Unë po pres tani të gjitha detajet në lidhje me këtë rast dhe nëse vërtetohet ndonjë parregullsi, dikush do të jap llogari. Ne po punojmë çdo ditë që të ndërtojmë një sistem publik shëndetësor të besueshëm dhe për qytetarët, andaj asnjë neglizhencë në vendin e punës nuk do të tolerohet”, ka thënë ai./Lajmi.net
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...