Të dielën që lamë pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ishte rritur numri i pacienteve të prekur me covid 19 që kanë ndërruar jetë.
E kjo ka ngjallur dyshime për vdekjen e tyre, shkruan arbresh.info.
Për këtë ka reaguar ish- drejtori i përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu.

Ai në një konferencë për medie ka njoftuar se sipas rezultateve preliminare vdekja e tyre nuk lidhet me mungesën e oksigjenit.
“Preliminare është që oksigjeni është i kontraktuar dhe i licencuar, cilësia e tij është me licencë. Bombolat e mëdha janë të testuar dhe atë natë është e dokumentuar se bombolat nuk kanë ra nën bombol dhe ajo që e largon edhe më shumë dyshimin është se ajo bombol e furnizon edhe mjekimin intensiv qendror e mungesa e oksigjenit te këta pacientë do të thotë vdekje brenda minuetit”, ka thënë ai.
Sejdiu ka shtuar se mjeku kujdestar ka ngritur këto dyshime për shkak të shtimit të numrit të vdekjeve në një periudhë të afërt kohore.
“Ajo për të cilën jemi informuar ka qenë së një mjek i cili ka qenë kujdestar ka dyshuar që 3 ose 4 pacientë kanë vdekur në periudhë të afërt kohore por kanë vdekur edhe në klinika të tjera, vdekje kanë ndodhë edhe sot. Po e vërejmë që ditëve të fundit Klinika Infektive është e stërmbushur me pacientë me gjendje të rëndë”, ka shtuar ai
Ish- drejtori i përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) Basri Sejdiu ka shtuar gjithashtu se shkarkimi i tij nuk lidhet me këto vdekje./arbresh.info/

Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...