Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke thënë se vendi ka arritur të përmbushë ambicien për shtet të lirë.
“Kosova është një përmbushje e ambicieve, e dashurisë apo vullnetit për të mbërrite për t’u demonstruar si shtet i lirë”, ka thënë ai në edicionin special të RTK-së.
Sejdiu ka kërkuar kujdes të shtuar në raport me qëndrimet shtetërore ndaj arenës ndërkombëtare.
“Në dialog të reflektojë interesi i cili kapërcen kufijtë partiak. Nëse një elitë politike kornizohet me kufijtë partiak, është e rrezikshme nëse lihet pjesa tjetër anash, jo për vota por për çështje zhvillimi”, ka thënë Sejdiu i cili në 2008 ka qenë president në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë.
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...