Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar Ligjin për Paga për shkak se me atë ligj, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ju binte rroga e vogël.
Këtë Sejdiu e përmendi duke numëruar punët e veta me Grupin e tij Parlamentar sa ishte deputet i Kuvendit.
“Kemi shtyrë përpara Ligjin për Paga që e rrëzoi Gjykata Kushtetuese sepse gjyqtarët në Gjykatë Kushtetuese ju binte paga e vogël, e e përdorën Avokatin e Popullit për me rrëzu ligjin që mos me u rrëzu rrogat e veta”, është shprehur Sejdiu.
“Sot e asaj dite s’kemi ligj për paga. Sot e kësaj dite mjeku specialist në QKUK paguhet 600 euro”, ka thënë Sejdiu.
“Kjo është arsyeja pse mjekët po e lëshojnë Kosovën. Sot s’kemi rrogë të dinjitetshme në Polici”, shtoi Sejdiu.
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë