Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Sejdiu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se tema për ndotjen e ajrit është temë e cila do të na bëhet aktuale çdo vit nëse nuk marrim masa, shkruan arbresh.info.
“Kjo temë edhe pse duket alarmante dhe problematike për ta zgjidhur unë besoj dhe grupi jonë se me një angazhim të të gjithëve mund të bëhet një zgjidhje më afatgjate dhe e qëndrueshme”, ka thënë ai.
Ai propozoi edhe pesë pika që sipas tij janë konkrete për zgjidhjen e problemit.
“Komunat ku kemi këtë cilësi të ajrit duhet të shiqohen me urgjencë dhe këtu ministri i financave duhet ta shikoj këtë sa i përket buxhetit, ndihmë direkte që 28 shtete të Bashkimit Evropian të ofrojnë nga 2 autobusë do të kishim autobusë shtesë dhe do të reduktonim numrin e veturave, kjo ndihmë do t’i mundësonte Ndërmarrjes Trafiku Urban të bëjnë zgjidhje edhe për bartjen e punëtorëve të zonave industriale, Qeveria së bashku me rregullatorët të ecin në pajisjen e investitorëve që të fillojnë të ndërtojnë kapacitete të energjisë nga era”,ka thënë ai./arbresh.info/
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...
“Shok, me siguri nesër përfundon” – mesazhi që Murseli ia dë...