Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur ceremoninë e pranim-dorëzimit të një donacioni të Ambasadës së ShBA-së për këtë ministri, Ministrinë e Financave dhe atë të Tregtisë e Industrisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka thënë me këtë rast se ky donacion është shumë i rëndësishëm për kontrollin e kufijve dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Kufijtë e fuqishëm promovojnë sigurinë e brendshme dhe atë rajonale. Siç e dini MPB menaxhon Qendrën Kombëtare për Menaxhimin Kufitar dhe synimi im është që kjo qendër të bëhet plotësisht funksionale për shkak të rëndësisë që ka për sigurinë kombëtare të Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme ka punuar ngushtë me programin e Qeverisë së SHBA-së për kontrollin e eksporteve dhe sigurinë e kufijve me EULEX-in me qëllim që të realizohet shkëmbimi i informatave në kohë reale ndërmjet të gjitha autoriteteve”, tha Sefaj.
Sipas tij, roli dhe përgjegjësit e MPB-së dhe Bordit për menaxhimin e kufijve janë të mëdha në sigurimin e kufijve dhe donacioni i ShBA-ve ndihmon shumë në këtë drejtim./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1557743004290786/
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje
Protestë para Ministrisë së Mjedisit për vendimin që prek nd...
27-vjetori i Masakrës së Dubravës, sot mbahen homazhe për vi...
Moti të premten i paqëndrueshëm, reshje në disa zona
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...