Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, priti në takim shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servais, ka njoftuar përmes një komunikate MPB.
Në këtë takim u bisedua për hapat që ka ndërmarrë Republika e Kosovës në kuadër të agjendës për integrim në Bashkimin Evropian, si dhe progresin e arritur në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Sefaj e njoftoi shefin e Zyrës Belge për progresin që qeveria e Republikës së Kosovës e ka arritur në përmbushjen e masave të parapara në kuadër të planit kombëtar për zbatimin e MSA-së.
Shefi i Zyrës Belge, Jean-Louis Servais, premtoi përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij, rreth përpjekjes që po bëjnë institucionet e vendit në përmbushjen e obligimeve që çojnë përpara agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, si dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Ndërkaq, Sefaj falënderoi Shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servias për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës, sidomos në përkrahjen e ofruar në përpjekjet për anëtarësim në INTERPOL dhe arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik me EUROPOL-in.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...