Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën, pritet të mbahet seanca gjyqësore në rastin e katër deputetëve të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi.
Kurti, Haxhiu, Topalli dhe Kadaj-Bujupi ngarkohen me veprat penale, “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e bëri të ditur, sekretarja juridike në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Mybera Latifi.
Sekretarja Latifi deklaroi se seanca e së mërkurës, është caktuar të mbahet nga ora 9:00.
Në seancën e paraparë të mbahej më 21 prill të këtij viti, gjyqtari i rastit, Beqir Kalludra kishte paralajmëruar se do të nxjerr urdhërarrest ndaj Albin Kurtit, pasi që ky i fundit nuk kishte prezantuar në seancë.
Mirëpo urdhërarresti ndaj Kurtit ishte pezulluar pak para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit 2017, nga vet gjyqtari Kalludra që kishte lëshuar urdhëarrestin.
Poashtu në seancën e 21 prillit, gjyqtari Kalludra i’u kishte shqiptuar gjoba prej 200 euro, dëshmitarëve të cilët nuk ishin prezentë në gjykatë e as nuk e kishin arsyetuar mungesën e tyre.
Konretisht, gjoba ishte shqiptuar ndaj Naser Osmanit, Armend Zemajt, Bekim Haxhiut, Xhavit Halitit, Kadri Veselit, Shpresa Gosalcit dhe Leonora Halimajt.
Ndryshe, aktakuza ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 16 dhjetor 2015.
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...