Të hënën, më 14 korrik 2025, në ora 09:00, do të mbahet seanca e radhës ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt: Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Caktimi i kësaj seance vjen pas përfundimit të ekzaminimit psikiatrik të të akuzuarit kryesor, Naim Murselit.
Nga Gjykata Themelore e Prishtinës kanë bërë të ditur për se rezultatet e ekspertizës psikiatrike do të bëhen publike gjatë seancës.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M, G.P dhe K.K. është caktuar të mbahet me datë 14 korrik 2025, në ora 09.00. Për njoftimin tuaj në seancën e shqyrtimit gjyqësor do të informoheni me gjitha detajet, të cilat kanë të bëjnë me këtë çështje”, thuhet në njoftim
Megjithatë, zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, për Arbresh.info nuk ka konfirmuar nëse raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike është pranuar zyrtarisht nga trupi gjykues./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Përfundimi i ekzaminimit psikiatrik për Naim Murselin, reagon familja e Liridona Ademajt
Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates