Së shpejti pritet të pezullohet taksa dhe nuk bëhet fjalë për zgjedhje të reja apo ridizajnim të koalicionit.
Kjo po synohet në takimin që po mbahet në këto momente në Presidencë, mëson arbresh.info.
Krerët e shtetit edhe paradite janë takuar në prani të ambasadorit amerikan, Philip Kosnett. Por, takimi u përmbyll pa ndonjë rezultat rreth vendimit për taksën.
Derisa presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli këmbëngulin për pezullimin e taksës për t’i hapë rrugë negociatave me Serbinë, kryeministri Ramush Haradinaj, qëndron prapa vendimit për të mbajtur në fuqi taksën ndaj mallrave serbe duke pretenduar se nuk duhet të lidhet ky vendim me negociatat për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?