Një iniciativë e mësimdhënësve të arsimit fillor nga klasa 1-5 për ta kundërshtuar Ligjin për paga ka ngritur dyshime tek drejtues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), se një gjë e tillë është nxitur nga partia Nisma Socialdemokrate.
Si kundërshtim ndaj Ligjit për paga, pak ditë pas miratimit të tij në Kuvend, një grup mësimdhënësish kishin nisur mbledhjen e nënshkrimeve duke kërkuar mosdekretimin tij. Lista me rreth 4 mijë nënshkrime është dërguar dy javë më parë tek presidenti, kryeparlamentari, kryeministri e Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), shkruan sot “Koha Ditore”.
Në krye të iniciativës së mësimdhënësve të pakënaqur me Ligjin është mësimdhënësi Xhavit Lani, që njëherësh është anëtar i partisë së ministrit të arsimit, Nisma Socialdemokrate.
Një gjë e tillë, sipas kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, lë dyshime se kjo parti po i shtyn mësimdhënësit që të mos e pranojnë Ligjin. Kjo, sepse një ditë para miratimit të Ligjit, SBASHK-u kishte arritur një marrëveshje në Zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për ngritje koeficientesh, por aty mungonin përfaqësues të Nismës dhe MASHT-it. Me këtë marrëveshje ishte ndalur edhe greva 3-javore në arsim.
Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar